Software company albania
Header

Nje veshtrim i pergjithshem mbi kompanite e zhvillimit te softeve ne Shqiperi.

November 8th, 2011 | Posted by admin in Analysis and Opinions

Kohet e fundit ne Shqiperi jane shtuar shume kompanite e zhvillimit te softeve. Situatat e krijimit dhe te falimentimit jane pothuajse te njejta per te gjitha.Megjithate disa kompani arrijne te kene bilance pozitive dhe te mbijetojne, por gjithsesi ne Shqiperi biznesi i zhvillimit te softeve nuk eshte ne nivelet e perfitueshmerise qe arrin nje kompani ne tregjet e zhvilluara. Teorikisht nuk duhet te kishte ndryshim persa i perket perfitueshmerise pasi ne kete fushe interneti i ka zhdukur kufijte duke i bere mundesite te barabarta per te gjithe. Cfare e justifikon kete mungese perfitueshmerie atehere ? Me cfare gabojne kompanite e zhvillimit te softeve shqiptare? Pergjigjet e ketyre pyetjeve do mundohem ti jap te analizuara meposhte. Gjate eksperiences time 6 vjecare ne tregun e zhvillimit te softeve kam patur mundesine te kuptoj gabimet qe behen.

Se fundmi po shoh te perseriten skenare te tille:

Nje kompani qe krijohet me shume entuziazem sepse mendon se produkti i tyre per bare/lokale/supermarkete/farmaci etj eshte me uniku ne treg. Keshtu kjo kompani mendon se do te fitoje shuma te medha duke mos sjelle asnje lloj inovacioni ne treg. Pra ne Shqiperi 90% e kompanive te zhvillimit te softeve e fillojne aktivitetin duke tregtuar nje produkt qe egziston tashme ne treg dhe klientela eshte pothuajse e ezauruar.

Ne website shume te njohur njoftime.com shpesh ne rubriken e ofertave te punesimit shikon oferta punesimi nga kompani programimi ku te kerkojne te cosh CV ne xcv@gmail.com ose yhs_2003@yahoo.com . Keto situata tregojne mungesen e kujdesit qe kompanite aspiruese kane per imazhin e tyre. Imazhi eshte dicka shume e rendesishme dhe nese shikojme firmat e sukseshme ato e kthejne imazhin ne kult.

Te gjitha kompanite e dine qe burimet njerezore jane ato qe mbajne aktivitetin dhe e shtyjne ate perpara. Por sa investojne kompanite ne fushen e programimit ne kete drejtim? Nga eksperienca qe kam mund te them 0 para dhe 0 kohe. Skema me e famshme e punesimit eshte ajo e punesimit te studenteve apo te porsa diplomuarve te cilet kerkojne nje kohe jo me pak se 3 muaj qe te behen produktiv ne kufirin minimal te eficences. Deri ketu jam shume dakort. Por problemi fillon pikerisht kur keta punonjes fillojne dhe kerkojne pagese me te larte. Kjo eshte nje situate krejtesisht normale por pikerisht kur vjen ky moment ne shumicen e rasteve kompania humbet potencialin e saj me te madh duke mos ditur ti trajtoje keto situata. Ne shume raste punonjes largohen per 5000 leke nga nje kompani per tu punesuar ne nje kompani tjeter. Duke patur parasysh realitetin shqiptar 5000 leke jane nje shume e konsiderushme per pjesen derrmuese te popullsise. Atehere si mund te evitojme deri ne njefare mase largimin e punonjesve? Mendoj se celesi per te kuptuar kete situate eshte qe drejtuesit duhet te kuptojne se punonjesit e tyre kane vazhdimisht nevoje per stimulim i cili nuk duhet te jete detyrimisht monetar. Madje nje stimul emotiv eshte me i fuqishem se ai monetar. Drejtuesit e stafit duhet te investojne kohe ne vleresimin e performances se punonjesve te kompanise. Keto vleresime te performances duhet tu behen te njohura punonjesve. Krijimi i rangjeve te punonjesve ne baze te perfomances se tyre ndihmon shume. Jo te gjithe punonjesit duhet te kene te njejtat ‘priviligje’. Krijimi i grupeve elitare te punonjesve krijon nje objektiv te cilin cdo punonjes krijon ambicie per ta arritur. Pikerisht kjo ambicie qe krijohet gjeneron energji , dedikim dhe produktivitet ne pune. Situatat e brainstorm rrisin perfshirjen e punonjesve ne problematikat e kompanise. Kjo teknike ka dy perfitime direkte: Zgjidhjen e shpejte te problemeve ne menyre sa me praktike dhe rritjen e pergjegjesise se punonjesve per mbarevajtjen e projekteve pasi te ata tashme eshte krijuar ndjenja per te mbrojtuar idene e tyre dhe per te bere gjithcka qe ajo te jete e sukseshme.

Trajnimi dhe certifikimi i punonjeseve dhe i vete kompanise eshte shume i rendesishem pasi keta faktore vleresohen shume nga klientet e medhenj. Ne shpalljet e ndryshme per tender si publik apo privat gjithnje e me teper vendosen kritere perjashtues persa i perket trajnimit dhe certifikimit te stafit dhe te kompanise.Te tille kritere mund te permenden:Certifikimi si Oracle DBA, Certifikimi si Microsoft Certified Professional apo Standarti ISO 9001:2008.

Partneritetet dhe Joint-Ventures ndihmojne nje rritje te shpejte te kompanive ne pergjithesi dhe kjo vlen patjeter edhe per kompanite ne fushen e zhvillimit te softeve. Joint-Ventures krijojne efekte sinergjike 1+1 > 2 duke rritur potencialin zhvillues te kompanise dhe duke permiresuar cilesine e sherbimit te ofruar. Partneritetet rritin besueshmerine qe kane te tretet e interesuar ndaj kompanise. Partneritetet pothuajse gjithmone vendosin standarte qe duhen plotesuar per tu arritur keshtu qe krijimi i partneriteteve tregon arritjen e disa standarteve nga kompania.

Te nisesh nje biznes pa bere ne fillim nje studim minimal te tregut ku mendon te futesh eshte definitivisht menyra me e lehte per te humbur kohe dhe para dhe per te krijuar nje kompani te destinuar per te falimentuar ne te ardhmen e afert. Shume kompani ne fushen e zhvillimit te softeve jane krijuar si kopje e keqe e kompanive te sukseshme. Marrim ketu si shembull studio te vogla qe ofrojne web design/web development. Keto studio ofrojne sherbimet e tyre ne cmime shume te uleta per tregun. Keto cmime jane produkt i nje analize te dobet te punes dhe mos marrjes parasysh te te gjitha kostove. Per keto studio shume shpejt vjen casti ne te cilin ato nuk mund te dorezojne punet e tyre ne kohe pasi harxhojne shume kohe ne mirembajtjen dhe aktivitete te tjera te pa planifikuara per klientet egzistues. Vonesat ne dorezim sjellin vonesa ne pagesat nga klientet ose ne ekstrem largimin e tyre keshtu studioja eshte e destinuar te falimentoje. Kjo situate ka krijuar nje pervoje negative per klientet e ketyre sherbimeve duke i bere ata qe shpesh here te drejtohen ne vendet fqinje per nevojat e tyre per software te ndryshem.

Mungesa e ekipit te reasearch and development ul konkurueshmerine e kompanise. Nese i gjithe stafi meret me mirembajtjen e produktit aktual atehere kompania eshte duke kufizuar mundesine e saj per sukses dhe eshte vetem ceshtje kohe kur stafeta ti merret nga nje kompani me e re dhe energjike se ajo.

Stimulimi i punes ne grup eshte pothuajse 0. Kompanite shqiptare punojne pergjithesisht me parimin nje punonjes nje projekt. Kjo eshte definitivisht menyra me e keqe per te realizuar nje projekt. Ne kete menyre krijohen situata mbi-stresimi te punonjesve dhe situata ku punonjesi behet i pazevendesueshem pasi vetem ai eshte ne dijeni te te gjithe vijueshmerise se projektit. Krijimi i skuadrave eshte nje investim kohe qe ja vlen sepse efektet ne periudhen afatmesme dhe afatgjate jane shume pozitive.

I fundit dhe jo me pak i rendesishmi eshte Shteti jone i fuqishem dhe roli tij ne zhvillimin e kompanive ne pergjithesi dhe atyre te zhvillimit te softeve ne vecanti. Ketu do doja te permendja vetem 3 nga nje pafundesi politikash te gabuara te shtetit persa i perket kompanive .

1.Teresia e procedurave burokratike per marjen e dokumenteve dhe vertetimeve te ndryshme. Eshte totalisht absurde qe te presesh me dite te tera per te mare vertetime te ndryshme. Faktori kohe per nje biznes eshte deciziv.

2.Taksat absurde dhe pagesat e pakuptimta per kompanite dhe ne vecanti kompanite e reja. Ketu peshen me te madhe ne absurd e ze pagesa ne avance e taksave te ndryshme. Per nje kompani te re nevoja per investim monetar eshte e madhe por nga ana tjeter pagesat ne avance e bllokojne ritmin e rritjes. Fonde per marjen ne pune te punonjesve te rinj apo per trajnimin e atyre egzistues duhet te shkojne per te paguar ne avance taksat e ndryshme.

3.Kriteret perjashtues te vendosur ne tendera te shpallur nga institucione shteterore. Duke patur parasysh moshen e re te tregut kapitalist shqiptar dhe ne vecanti ne fushen e sherbimeve te IT keto kritere jane absurde dhe perjashtimore.

 

Besoj se keto jane pikat me te rendesishme qe percaktojne suksesin e nje kompania te zhvillimit te softeve ne Shqiperi. Megjithate e rendesishme eshte te debatojme duke komentuar per te hedhur me shume drite ne kete teme sa interesante edhe po aq patriotike :).

You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 You can skip to the end and leave a response. Pinging is currently not allowed.

One Response

  • pupli says:

    Great post/share,

    Ka me shume sinqeritet se librat idealist qe mund te propagandohen!
    Inkurajoj te gjithe ta lexojne me kriticizem dhe pse jo te bejne perpjekjet e tyre,
    ne menyre qe fjala te shkoj atje ku duhet.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Current ye@r *